Advertisement

Efektivi dhunoi kamarierin në Vlorë, shpërthen aktivistja: Këta palaço na prishin imazhin

Ngjarja në Vlorë, ku një efektiv policie është filmuar teksa ushtron dhunë ndaj një kamerieri të ri, ka shkaktuar reagime të forta.

Suela Koçibelli, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe për fëmijët ka reaguar duke thënë se këto shembuj prishin imazhin.

Kemi dhe të mirë sa të duash, dhe nuk munden 5 apo 15, sa janë, palaço, të prishin imazhin e kujtdo dhe të gjithë policimin e tyre. Po në fund të ditës këta bëjnë zhurmë, se atij policit të mirë s’i del zëri”, tha Koçibelli në “Euronews Albania”.

Koçibelli kërkon që rasti të mos hedhë hije mbi të gjithë efektivët, por thekson nevojën për ndëshkimin e shkelësve për të ruajtur besimin publik.

Avokati dhe aktivisti Gentian Serjani shprehu shqetësimin duke thënë se: “Më tha të angazhohem gjatë verës, por kur shoh këto pamje, nuk mendoj se duhet ta lejoj. Unë si prind nuk ndihem mirë që rrihet një djalë nga një efektiv i shtetit shqiptar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *