Lamin Jamal po bën bujë edhe jashtë fushës. Pasi ndau një varg nga një këngë e reperit Morad, një artist me origjinë marokene, me mbi 36 milionë ndjekësit e tij në Instagram, shpërthyen polemika sepse disa e panë atë si një thumbim të fshehur për Niko Uilliams.
“Arrita gjithçka vetë, nuk i kërkova askujt asgjë dhe as nuk më është dashur ta poshtëroj veten. E ndihmova ekipin tim, jam ende në rrugë, më tregoni kush dreqin mund të më ndalojë”, thuhet në tekstin e ndarë nga Jamal në “InstaStory”.

Një frazë në dukje neutrale, por që ka çuar në interpretime të ndryshme. Në programin “El Chiringuito”, gazetari Hoze Álvarez Haja kapi një mesazh drejtuar shokut të ekipit kombëtar, i cili ishte lidhur prej kohësh me Barcelonën në javët e fundit, por që vendosi të qendronte te Atletik: “Sipas mendimit tim, është një mesazh për një shok skuadre që e la në këmbë”, komentoi Haja. “Mendoj se i referohet kur Niko u tha shokëve të tij të ekipit se donte të vinte te Barça. Lamin ndihet i tradhtuar sepse Niko fillimisht e detyroi transferimin dhe më pas ndryshoi mendje”.
Teoria bazohet në faktin se Uilliams, pavarësisht shumë thashethemeve dhe dëshirës së shprehur për të veshur fanelën blaugrana, vendosi të rinovojë me Atletik Bilbaon me një njoftim surprizë në rrjetet sociale. “Lamin dhe të tjerët e morën vesh nga rrjetet”, shtoi Haya.
Mbyllja e mesazhit, “Jam ende në rrugë, kush mund të më nxjerrë që këtej?” shihet nga shumë si një sinjal i qartë: Jamal i mbetet besnik Barcelonës, ndërsa të tjerë si Niko kanë zgjedhur ndryshe.












Leave a Reply