Advertisement

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Berisha dënon aktin: Sjellje primitive!  

Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha  ka dënuar thirrjet antishqiptare nga maqedonasit në Kumanovë. Berisha i quajti si barbare, primitive dhe raciste ndaj shqiptarëve sjelle të tilla.  

Më tej ai theksoi se PD-ja mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve maqedonase që dënojnë këtë gjest.  
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”, tha Berisha.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *